Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËMeta: Shqipëria të marrë shembull nga ushtrimi i demokracisë në Kosovë

Meta: Shqipëria të marrë shembull nga ushtrimi i demokracisë në Kosovë

Presidenti Ilir Meta, që po vazhdon vizitën e tij në Kosovë, vizitë që përmbyll mandatin e tij presidencial, është takuar me kryetarin e Parlamentit, Glauk Konjufcën.

Meta ka nënvizuar në fjalën e tij se Shqipëria duhet të marrë shembull nga demokracia në Kosovës dhe sidomos se si llogaridhënia e qeverisë sigurohet përpara Kuvendit të saj

Një takim vëllazëror në Prishtinë me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca,” tregoi Meta krahas një fotografie që publikoi.

Kënaqësi të ndaja vlerësimet për përparimin e gjithëanshëm të Kosovës, që gjithmonë e më shumë po konsolidohet si faktor paqeje, sigurie, stabiliteti, demokratizimi dhe europianizmi në rajon.

Kosova ka hedhur themele të forta e të qëndrueshme të shtetndërtimit, duke përqafuar vlerat dhe parimet më të larta demokratike, respektin për liritë, të drejtat dhe dinjitetin njerëzor, mbrojtjen më sipërore të pakicave, e përkushtuar për funksionimin e demokracisë parlamentare, që respekton parimet e kontrollit dhe balancës së pushteteve, që synon sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.

Shqipëria duhet të marrë shembull nga ushtrimi i demokracisë në Kosovë, në veçanti se si llogaridhënia qeverisëse sigurohet përmes institucionit më jetik të demokracisë përfaqësuese, që janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Me rëndësi për forcimin e gjithëanshëm të marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve tona, konkretizimi me nisma ligjore të marrëveshjeve ndërqeveritare.

Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është një domosdoshmëri, që duhet të ndodhë sa më parë.”

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME