Thursday, April 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

VLORA PARKING BEACH

Nga Ben Blushi – Këtë foto e kam shkrepur në Vlorë para disa ditësh.
Zakonisht mua nuk më bëjnë përshtypje çuditë shqiptare që shartojnë në çdo cep të Shqipërisë mënyrën tonë tradicionale të jetesës me shkëlqimin verbues të modës së ditës.
Por kjo foto e një burri që e ndan çadrën, diellin dhe plazhin me makinën e tij, është fantastike si pozicion artistik dhe karakteristike si zakon shqiptar.
Ajo demonstron një nonchalance apo një moskokëçarje totale.
Dyshoj se ka një plazh tjetër në botë, ku një burrë bashkë me gruan dhe fëmijët fut dhe makinën në çadër.
Ai është plotësisht i relaksuar dhe bota përreth po ashtu është shumë e qetë me prezencën e tij.
Kjo lloj Shqipërie që ka zakonet dhe sjelljet e veta tipike të një vendi që ka jetuar shekuj në izolim duket sikur po zhduket, por ajo është aty.
Dhe sipas meje është shumë mirë që është.
Në fund të fundit ky burrë është në të drejtën e tij, ai po shijon natyrën dhe njërëzit që i kalojnë përpara çadrës pa shkelur asnjë ligj, pa shqetësuar askënd dhe pa pyetur askënd.
Vetmia e tij dhe njëkohësisht shoqëria familjare apo intimiteti që ka me makinën, është perfekt.
Ai nuk kërkon asgjë më shumë nga jeta sesa të mbrojë veten dhe makinën nga dielli, në një ditë pushimi kur nuk ka asnjë punë tjetër për të bërë.
Në një shoqëri më të disiplinuar dhe më cinike, rast në të cilin shoqëria jonë fatmirësisht nuk bën pjesë,cështja do shtrohej nësë lejohet apo jo makna në një plazh publik.
Por unë mendoj se nuk është kjo cështja.
Ose nëse kjo është një cështje është një cështje e vockël.
Cështja është dicka tjetër.
Qetësia dhe normaliteti i një burri që mbron makinën me cadër apo që ka varur cadrën mbi makinë është për tu patur zili.
Ky burrë është personifikimi e një njeriu që nuk ka asnjë hall, nuk ka asnjë mendim.

Dikur kam shkruar një faqe për mundësinë e njeriut për të hequr dorë nga mendimet në mënyrë të ndërgjgjegjshme apo vullnetare.
Thënë ndryshe, a mund të fitojë dot njeriu aftësinë për të mos menduar, qoftë me disiplinë qoftë me hape, qoftë me ndërhyrje të tjera në trurin apo psiqikën e tij?
Nëse një ditë kjo ndodh, ky do ishte hapi i parë drejt lumturisë së përhershme.
Më në fund e gjeta këtë njeri që e kisha imagjinuar në një faqe të romanit tim Kandidati.
Aty kam përshkruar një burrë që pasi djeg një qytet, shkon në një plazh dhe vendos të mos mendojë.
Sipas meje ky burrë është për tu admiruar. Kush nga ne nuk do donte të ishte në vendin e tij?
Unë pa dyshim.
Do doja të kisha guximin të fusja makinën time në rërë, ta sistemoja poshtë cadrës dhe të shtriqesha në hije duke parë njerëzit e tjerë që kanë huqe dhe teka të cilat makina fatmirësisht nuk i ka.
Ky burrë është kartolina e një Shqipërie që nuk do të ndryshojë dhe në disa raste nuk do të mendojë.
Dhe unë them se nuk duhet të ndryshojë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME