Musiala dëmtohet rëndë në PSG-Bayern

Gjatë ndeshjes çerekfinale të Botërorit për klube mes PSG e Bayern Mynih Jamal Musiala është dëmtuar rëndë, pas një përplasje loje me Ëillian Pacho e portierin Donnarumma. Këmba e gjermanit është përthyer në mënyrë jo natyrale, duke pësuar frakturë. Donnarumma mbeti i tronditur, ndërsa disa nga shokët e skuadrës të Bayern u afruan te Musiala duke vënë duart në kokë.
Një top po shkonte ngadalë drejt portierit Donnarumma, me Pacho që mbronte daljen e italianit. Musiala u përpoq ta parakalojë, por portieri kapi topin e njëkohësisht ra mbi këmbët e lojtarit të Bayern. Gjermani bërtiti nga dhimbja, pamjet janë tmerrësisht të qarta: kyçi i këmbës së majtë është kthyer në një mënyrë jo natyrale, është e dukshme që ka një frakturë. Episodi ndodhi në kohën shtesë të pjesës së parë të PSG-Bayern, me rezultatin 0-0. Donnarumma ishte me shpinë nga Musiala, por pa mbrojtësin Hakimin që kapi kokën me duar. Portieri i PSG u kthye dhe e kuptoi çfarë kishte ndodhur, duke u ulur në gjunjë dhe duke shpërthyer në lot.
Reagim natyral për numrin një të francezëve, edhe pse sigurisht që nuk pati asnjë qëllim në ndërhyrje. Musiala doli me barelë, i zëvendësuar nga Gnabry (përveç kësaj, Bayern kishte humbur për shkak dëmtimi Stanisic dhjetë minuta më parë, në vend të tij kishte hyrë Sasha Boey). Në fillim të pjesës së dytë kamerat fokusuan në plan të afërt portierin e PSG, i cili dukej ende i tronditur nga ajo që ndodhi. Vetë Donnarumma kishte qenë viktimë e një dëmtimi të rëndë dhjetorin e kaluar, kur kishte marrë një goditje me shkelm në fytyrë nga Singo i Monaco, që i kushtoi disa qepje.