Real Madrid thyen Dortmund: Mbappé gjen në gjysmëfinale PSG

Real shkatërron Dortmund me një pjesë të parë perfekte, pastaj menaxhon ndeshjen deri në minutën e 93’, kur gjithçka rihapet në një fund të çmendur dhe fluturon në gjysmëfinale. Në MetLife Stadium përfundon 3-2 për Merengues, të cilët kalojnë përpara pas vetëm 10 minutash me të zakonshmin Gonzalo Garcia, goli i katërt në turne.
Sulmuesi me akrobaci e dërgon topin pas shpinës së Kobel, falë një pasimi të shkëlqyer të Arda Guler. Nga një Garcia tek tjetri: dhjetë minuta më vonë i takon Franit të shtyjë në rrjetë asistin e Alexander Arnold dhe të gjejë kështu golin e dyfishimit.
Ndeshja e mbyllur pas 20 minutash dhe Borussia plotësisht e mpirë nga loja me pasime e skuadrës së Xabi Alonso, thjesht perfekte në menaxhimin e topit. Kovac përpiqet të ndërhyjë në pjesën e dytë me një zëvendësim të trefishtë, dhe në fakt Borussia duket më reaktive në çerekun e parë të orës. Por pastaj, ndryshon edhe Xabi: fut Modric, Mbappé dhe Ceballos dhe topi i ngjitet sërish këmbëve të lojtarëve me fanellë të bardhë.
E vetmja drithërimë në pjesën e dytë është një ndërhyrje në kufi e Yan Couto që ngre shumë këmbën dhe godet Fran Garcia në nivelin e fytyrës në mesfushë. Arbitri pret kontrollin e VAR dhe pastaj zgjedh faljen: vetëm karton i verdhë. Pastaj ndodh e pabesueshmja: Rudiger gabon një largim dhe Beier, paksa në befasi, i hap gjithçka. Është minuta e 93’ dhe ka ende për të ndodhur gjithçka. Një minutë më pas Mbappé me një gjysmë rovjeshatë shënon për 3-1, por në sulmin e fundit të Dortmund Huijsen ndëshkohet me të kuq dhe i dhuron penalltinë e 3-2 Guirassy. Pastaj Real Madrid forcon radhët në shtesën e shtesës dhe fluturon në gjysmëfinale, ku do të gjejë PSG për një përballje yjesh. Në shenjën, natyrisht, të Kylian Mbappé.