BOTA

Si Kthehen Burgjet Kineze në Fabrika Torturash dhe Trafiku Organesh

Një valë tronditëse akuzash po rëndon mbi regjimin e Pekinit, teksa dëshmitë rrëqethëse të të mbijetuarve dhe raportet e organizatave ndërkombëtare të të drejtave të njeriut po ekspozojnë realitetin e errët të burgjeve dhe kampeve të riedukimit në Kinë. Tortura sistematike, sterilizime masive, përdhunime nga gardianët dhe trafik organesh – të gjitha këto janë bërë pjesë e përditshmërisë për qindra mijëra të burgosur, kryesisht nga pakicat muslimane ujgure dhe të tjerë të ashtuquajtur “kundërshtarë të regjimit”.

Raporti i Amnesty International zbulon se të burgosurit rrihen brutalisht, lidhen me zinxhirë në “karrige tigri” dhe detyrohen të nënshkruajnë rrëfime të falsifikuara pas seancash të pafundme torturash. Në të njëjtën kohë, Human Rights Watch ka dokumentuar përdorimin e shufrave me rrymë elektrike, përdorimin e vajrave djegës si mjet ndëshkimi dhe ndalimin e gjumit si metodë shpërfytyrimi mendor.

Një nga dëshmitarët më të njohur, Cheng Pei Ming, rrëfen tmerrin që ka përjetuar kur iu hoq një pjesë e mushkërive dhe e mëlçisë pa miratim, pas një injeksioni të panjohur që e la pa ndjenja. Pamjet e plagëve të tij të hapura dhe e incizionit përgjatë kraharorit janë bërë simbol i krimeve të fshehta të kryera nga kirurgët e mbështetur nga shteti.

Edhe më makabër janë dëshmitë nga kampet e Xinjiang, ku mbi 1 milion ujgurë besohet se mbahen të izoluar. Gratë raportojnë përdhunime kolektive nën kërcënimin e zhdukjes, ndërsa burrat detyrohen të ngrenë slogane politike ndërkohë që u shuhen ngadalë funksionet trupore nga medikamente misterioze. Një dëshmitare tjetër, Mihrigul Tursun, rrëfen si u lidh me karrige, iu fut një helmetë elektrike në kokë dhe e humbi vetëdijen nga dhimbjet çnjerëzore.

Ndërkohë, Kombet e Bashkuara dhe organizatat ndërkombëtare paralajmërojnë për një “industrialiizim të tregut të organeve” nga të burgosur të gjallë, ndërkohë që qeveria kineze planifikon trefishimin e spitaleve transplant në Xinjiang.

Bandicam 2025 07 06 08 32 55 902

Ndërsa Pekini mohon gjithçka dhe e quan këtë “stërvitje profesionale”, bota po sheh gjithnjë e më qartë ferrin e kamufluar si kamp edukimi. Thirrjet për ndëshkimin ndërkombëtar sa vijnë e shtohen, por për qindra mijëra burra e gra që vuajnë pas grilave, drejtësia mbetet ende larg.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button