Në Holandë gjendjen karamele “Haribo” të kontaminuara me kanabis

Ëmbëlsira të shkëlqyera… dhe të mrekullueshme. Megjithatë “Haribo” tërhoqi nga tregu markën e saj të karameleve “Happy Cola Fizz” në Holandë këtë të enjte pasi u gjetën gjurmë kanabisi në disa pako dhe disa persona, përfshirë edhe fëmijë, u sëmurën.
Autoriteti Holandez i Sigurisë së Produkteve Ushqimore dhe të Konsumatorit tha se vetëm 3 qese me ëmbëlsira Haribo “Happy Cola Fizz” ishin prekur nga kontaminimi, por një tërheqje e përgjithshme e gamës ishte nisur si masë paraprake.
“Ka qese në qarkullim që mund të përmbajnë ëmbëlsira që mund të shkaktojnë probleme shëndetësore, të tilla si marramendje kur konsumohen”, – tha autoriteti në një deklaratë. Zëdhënësja tha se ëmbëlsirat e kontaminuara ishin ato në formë shishesh Cola.
Autoritetet u njoftuan pasi disa fëmijë dhe të rritur që kishin ngrënë këtë lloj karamelesh u sëmurën. Saida Ahyad tha se policia po hetonte se si kanabisi përfundoi në qeset e ëmbëlsirave. “Pas konsultimit me NVWA-në dhe siç është zakon në situata të tilla, Haribo ka lëshuar një paralajmërim sigurie”, – shtoi Saida Ahyad, duke u bërë thirrje njerëzve të mos i konsumojnë këto ëmbëlsira.
Nga ana e tij, Patrick Tax, nënkryetar i marketingut për kompaninë gjermane, siguroi se tërheqja e produktit kishte të bënte me “një numër të kufizuar rastesh” dhe një lloj të vetëm produkti në lindje të vendit.
“Siguria e konsumatorëve tanë është përparësia jonë kryesore dhe Haribo e merr shumë seriozisht këtë incident “, tha ai në një deklaratë për AFP-në. “Kjo është një çështje hetimi në vazhdim dhe ne po bashkëpunojmë ngushtë me autoritetet holandeze për të mbështetur hetimin e tyre dhe për të përcaktuar faktet që çuan në ndotje ”, shtoi ai