AKTUALITET

Në Vlorë qentë endacakë sulmojnë kalimtarët

Panik në Lungomare nga qentë endacakë, turistja ‘përleshet’ me burrin që tenton t’i godasë

Lungomare e Vlorës është përballur këtë mëngjes me një situatë shqetësuese, pasi një tufë qenësh endacakë janë parë duke u vërsulur ndaj kalimtarëve. Qytetarë dhe turistë që kryenin ecjen e mëngjesit janë ndalur përballë një rreziku të papritur, duke u ndjerë të pasigurt në pedonalen më të frekuentuar të qytetit.

Sipas dëshmitarëve, në rrugë është krijuar panik teksa kafshët tentonin t’u afroheshin njerëzve, duke i detyruar disa prej tyre të largoheshin ose të mbroheshin për të shmangur incidentet. Pamjet e regjistruara nga kalimtarët tregojnë momentet kur qentë afrohen me shpejtësi drejt tyre, duke u kthyer në shqetësim serioz për sigurinë publike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button