KULTURË

Nga Fieri në Rumani, Elis Mara diplomohet për Inxhinieri Mekatronike Robotike

Një tjetër histori suksesi vjen nga të rinjtë shqiptarë që shkëlqejnë jashtë vendit. I riu fierak, Elis Mara, ka përmbyllur me sukses studimet 4-vjeçare në degën Inxhinieri Mekatronike Robotike në Technical University of Cluj-Napoca, në Rumani.

Ceremonia madhështore e diplomimit u zhvillua në qytetin Cluj-Napoca, e organizuar nga Fakulteti ARMM – “Facultatea de Autovehicule Rutiere, Mecatronică și Mecanică” (Fakulteti i Mjeteve Rrugore, Mekatronikës dhe Mekanikës).

Pas katër viteve përkushtim, disiplinë dhe sakrificë në një nga degët më të vështira të inxhinierisë, Elis Mara arriti të kurorëzojë me sukses rrugëtimin e tij akademik, duke u bërë një shembull frymëzimi për të rinjtë shqiptarë.

Kjo ditë e veçantë do të mbetet gjatë në memorien e studentëve që hodhën hapin e madh drejt profesionit të tyre, ndërsa mes tyre spikaste edhe prania e një studenti shqiptar nga Fieri.

Urime Elis Marës dhe suksese në rrugëtimin profesional!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button