Friday, April 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

NO RAMA, NO DRAMA

Nga Ilda Zhulali 

Qeveria shqiptare e shtyu për të paktën një vit zhvillimin e censusit që do të dokumentonte numrin dhe gjendjen e përgjithshme të qytetarëve që jetojnë aktualisht në Shqipëri.

Kjo shtyrje i dha mundësinë për të shmangur, të paktën për një vit, ballafaqimin me realitetin dramatik që do të dalë nga ky regjistrim. 

Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat dhe autoritetet britanike, rezulton që nga 2014 deri në 2022, të paktën 935 mijë shqiptarë janë larguar nga vendi.

Nëse do ta përkthenim në një fotografi qytetesh këtë shifër, do të kishim 4 qytete të mëdha si Durrësin, Elbasanin, Shkodrën dhe Fierin krejtësisht të boshatisura, pa asnjë frymë njeriu.

Teksa do të udhëtonit nëpër Shqipëri, mendoni, do të kalonit përmes këtyre qyteteve fantazëm, që dikur renditeshin ndër qytetet më të mëdha, dhe me potencialin më të madh të zhvillimit ekonomik dhe shoqëror.

Ata që duan ta fshehin këtë fotografi, dihet çfarë motivi kanë.

Ata që duan ta ndryshojnë këtë fotografi, dihet çfarë duhet të bëjnë.

No Rama, No Drama!

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME