Sunday, May 19, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETPas rrembimit te dyfishte ne Sarande, i njejti grup kriminal qe ekzekutoi...

Pas rrembimit te dyfishte ne Sarande, i njejti grup kriminal qe ekzekutoi Aleksander Sadikaj…

Nga Artan Hoxha – Nje grup i strukturuar kriminal, i specializuar kryesisht per trafikun e narkotikeve, ka organizuar rrembimin dhe me pas eleminimin fizik te Fatmir Sulovarit(Krasniqi) dhe Leonard Thodhorit, i njohur me nofken “Koçolja”, mesnaten e se enjtes se 6 prillit 2023, ne qytetin e Sarandes.

Prokuroria dhe policia nuk kane ende nje pergjigje edhe pas 25 ditesh nga momenti kur ndodhi ngjarja, por tashme kane nje panorame me te qarte te asaj çfare ka ndodhur.

Pasi jane shoqeruar me dhjetera deshmitare, jane ndaluar dhe ekspertuar te pakten 8 automjete, jane bastisur dhe kontrolluar disa banesa, jane kqyrur me dhjetera ore filmime te kamerave te sigurise dhe jane zbardhur komunikimet telefonike te personave te dyshuar, u arrit ne perfundimin se pas kesaj ngjarje qendron nje strukture e qendrueshme kriminale, e cila ka perdorur si baze operacionale te saj qytetin e Sarandes.

Nga te dhenat e deritanishme, kjo strukture kriminale, rezulton te kete nje aktvitet te gjate ne trafikun e narkotikeve, fillimisht te kanabisit nga Shqiperia drejt Greqise dhe me pas ka kaluar ne trafikun e drogave te forta. Aktualisht ky grup kriminal ka siguruar nje linje te trafikut te kokaines nga Amerika Latine drejt Europes.

Saranda sherben si baze operacionale, nga ku grupi ka drejtuar aktivitetin e vete, por edhe si vend ku jane investuar parate e fituara nga narkotrafiku.

I njejti grup kriminal, dyshohet se ka organizuar dhe finalizuar atenatin me mine te telekomanduar te 11 qershorit 2022, kur afer rreth-rrotullimit te TEG-ut humbi jeten ne nje atentat mafioz, 27 vjeçari Aleksander Sadikaj.

Deri tani dy ngjarjet rezultojne te mos kene lidhje me njera tjetren, edhe pse jane kryer nga e njejta strukture kriminale.

Ne rastin e ngjarjes se 6 prillit, rezulton se ky grup kriminal ka patur ne objektiv, vetem rrembimin e shtetasit Leonard Thodhori, per shkak te nje marreveshje qe ka shkuar keq.
Por ky i fundit pasi ka nuhatur rrezikun, dyshohet te kete kerkuar ndihmen e pronarit te disko “El Dorado” ne Ksamil, Fatmir Sulovari, i cili ka qene i armatosur me pistolete.

Nga dinamika e deritanishme, rezulton se autoret, pasi kane terhequr ne nje takim-gracke dy viktimat, i kane rrembyer ata duke i çuar ne nje “baze te sigurte” ne periferi te Sarandes. Nga aty trupat e viktimave dyshohet te jene eleminuar fizikisht dhe te jene fshehur.

Pavarasisht operacioneve te kerkimit per dite te tera nga policia dhe familjaret e te zhdukurve, nuk jane gjetur ende trupat e viktimave.
Kerkime jane bere ne zonen e Vrines dhe Konispolit ku dyshohej se kufomat mund te ishin groposur. Me pas u bene kerkime ne zonen e kanalit Çukes, kanalit te Vivarit dhe ne liqenin e Butrintit me polumbare te forcave RENEA.

As perdorimi i droneve nga ajri nuk dha rezultat.

Deri tani, Prokuroria ka arrestuar vetem shtetasin Sofokli Andrea Baxheri, i datelindjes 7/11/1995, i cili ka sherbyer ne rol ndihmes, si dhe ne gjetjen e mjeteve apo bazes se sigurte ku kane vepruar autoret.
Nderkohe jane shpallur ne kerkim policore te pakten 5 shtetas te tjere, dy prej te cileve me rol kryesore ne grup, dyshohet te jene larguar menjehere pas ngjarjes per ne Dubai.

Mes personave te dyshuar per kete ngjarje, eshte edhe nje shtetas me origjine nga veriu i Shqiperise, por nuk eshte bere e mundur te gjendet vendodhja e tij. Ky person ka qendruar per disa kohe ne Sarande. Ai rezulton se ka qene ne qytet edhe mbremjen kur ka ndodhur ngjarja.

Me pas eshte larguar pa u lokalizuar me vendodhja e tij.

Ne foto: Nje nga personat e dyshuar, i shpallur ne kerkim per rrembimin dhe zhdukjen e Fatmir Sulovarit dhe Leonard Thodhorit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME