Pjesët e trupit që evolucioni nuk i shpjegon dot akoma

Trupi i njeriut është një mozaik unik i pjesëve që kanë evoluar në mënyra të ndryshme përgjatë miliona vitesh. Një prej pyetjeve që ngre më shumë kuriozitet te shkencëtarët është: pse njerëzit kanë testikuj relativisht të vegjël krahasuar me disa primatë të tjerë si shimpanzetë? Përgjigja duket se qëndron në mënyrën se si zhvillohen marrëdhëniet seksuale në specie të ndryshme.
Meshkujt e shimpanzeve, të cilët jetojnë në grupe me shumë partnerë, duhet të konkurrojnë përmes sasisë së spermës, prandaj kanë nevojë për testikuj më të mëdhenj. Ndërsa njerëzit, që qëndrojnë diku mes monogamisë dhe promiskuitetit, kanë përfunduar me një madhësi “mesatare”.
Por jo çdo pjesë e trupit tonë është kaq lehtë për t’u shpjeguar. Mjekra, për shembull, është një veçori krejtësisht unike për njerëzit modernë. Asnjë tjetër gjitar nuk e ka, madje as neandertalët.


Nga forcimi i nofullës, te sinjali seksual për partnerët, e deri te një mbetje e pakuptimtë nga ndryshimet në ushqim dhe të folur, ka shumë teori – por asnjë nuk mund të provohet me siguri, pikërisht sepse mjekra është një “eksperiment” që ka ndodhur vetëm një herë në pemën e jetës. Dhe kjo e lë misterin e saj të pazgjidhur, për tani.