“Proza është mjeshtri e të rrëfyerit dhe prodhim i ‘punëtorisë’ së quajtur imagjinatë, ndërkaq poezia është lulishte dhe pranvera e ndjesive, dhe andaj ajo është si ‘ylber’ që bart të gjitha ngjyrat e shpirit. Dhe të paktë janë autorët që, po aq, sa janë mjeshtër të të rrëfyerit, pra, po aq, sa posedojnë begatinë imagjinative, të jenë edhe kopshtar të lulishtes së shpirtit” , do të shkruante Kim Mehmeti për gazetaren dhe shkrimtaren fierake Majlinda Nana Rama.