Fier – Policia Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin A. M., 48 vjeç, banues në fshatin Grykë, pasi duke drejtuar pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur, një motomjet pa targa, ka humbur kontrollin dhe si pasojë motomjeti ka dalë nga rruga.
Gjithashtu, referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-I. F., 43 vjeç, banues në Fier, pasi duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga;
-R. Q., 30 vjeç, banues në Kuçovë, pasi duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin dhe motomjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar drejtuesi, shtetasi R. Q., i cili ndodhet në spitalin e Lushnjës, jashtë rrezikut për jetën;
-2 shtetas të mitur, 15 vjeç, pasi duke drejtuar 2 automjete, pa leje drejtimi, kanë humbur kontrollin dhe për pasojë automjetet kanë dalë nga rruga.
Komisariati i Policisë Fier referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit F. B.(G)., 26 vjeç, dhe A. G., 33 vjeç, të dy banues në fshatin Mbrostar Ura, pasi për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta një 41-vjeçar dhe djalin e tij të mitur.
Në Komisariatin e Policisë Lushnjë është paraqitur shtetasi A. D., 49 vjeç, banues në fshatin Pluk, i cili ka kallëzuar se ka humbur kontaktet me vajzën e tij 18 vjeçe. Po punohet për gjetjen e saj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.