Ish-partnerja sulmon Elon Musk: Një fëmijë i llastuar

Ashley St. Clair ka akuzuar së fundmi Elon Musk, duke pretenduar se ai po përpiqet të ushtrojë kontroll mbi të dhe djalin e tyre gjashtë muajsh.
Akuzat erdhën pasi gazetarja Laura Loomer publikoi një video ku St. Clair shiste makinën e saj Tesla për të mbuluar shpenzimet e fëmijës.
Pas videos, Musk reagoi duke mohuar se kishte ndëshkuar financiarisht djalin, duke thënë se i kishte dhënë ish-partneres së tij 2.5 milionë dollarë dhe 500,000 dollarë në vit.
St. Clair kundërshtoi, duke thënë se Musk kishte refuzuar të kryente një test atësie dhe se mbështetja financiare nuk ishte për të, por për djalin e tyre.
Ajo gjithashtu e akuzoi për përdorimin e mjeteve ligjore për ta heshtur, ndërsa ai vetë përdorte platformën e tij për ta denigruar publikisht. Ashley e quajti Musk një “fëmijë të llastuar” dhe i kërkoi të “rritej”.