Qëllohet me armë zjarri, ndërron jetë gjyqtari Astrit Kalaja, mësohet autori

Krimi trondit Tiranën brenda një institucioni të drejtësisë.
Gjyqtari Astrit Kalaja u qëllua me armë në zyrën e tij në Gjykatën e Apelit të Tiranës rreth orës 15:30 minuta. Ai ndërroi jetë pak minuta më pas. Ndërkohë rezultojnë 3 të plagosur. Një person i dytë ka mbërritur tek Trauma.
Gazetari i Syri TV, raporton se autori i dyshuar i vrasjes së gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja, dyshohet se është shtetasi i identifikuar si Gjon Shkambi.
Sipas informacioneve paraprake, ky shtetas është ndaluar menjëherë pas ngjarjes dhe është shoqëruar për në ambientet e Policisë së Tiranës.
Nuk dihen ende detaje mbi rrethanat e ngjarjes, ndërsa raportohet se gjyqtari është qëlluar në zyrën e tij në Gjykatën e Apelit.
Policia ka krijuar perimetrin e sigurisë dhe po punojnë për të kryer veprimet hetimore.









