AKTUALITETTOP-NEWS

Plas arma në Gjykatën e Apelit, qëllohet gjyqtari Astrit Kalaja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjykatën e Apelit në Tiranë. Mësohet se një person është futur i armatosur në ambientet e gjykatës dhe ka qëlluar me armë gjyqtarin e Apelit, Astrit Kalaja.

Mësohet se autori e ka qëlluar në sallën e gjyqit. Gjyqtari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Burimet bëjnë me dije se autori është arrestuar, ndërsa një bashkëpuntor i tij ka mundur të largohet.

Forca të shumta policie vrapojnë të hyjnë në gjykatën e Apelit ku ka ndodhur dhe sulmi me armë.

Gjyqtari Astrit Kalaja është qëlluar me armë në zyrën e tij.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa momentalisht mësohet se ndaj gjyqtarit është qëlluar dy herë me armë zjarri.

Një plumb e ka kapur në këmbë dhe një në pjesën e krahur, afer gjoksit, informon gazetari Elton Qyno. 

Ngjarja ka tronditur gjyqtarët dhe avokatët që prisnin në rradhë listën e gjykimit të proceseve të tyre.

Policia e Tiranës ka shkuar në vendgjarje dhe ka nisur hetimet për Vrasje ndaj gjyqtarit të mbetur në tentativë.

https://www.cna.al/2019/07/12/i-shpetoi-atentatit-me-arme-zjarri-zbardhet-pasuria-e-gjyqtares-se-dritan-dajtit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button