KRYESORESPORT

Reali mbyll me emocione sezonin në La Liga, ditë lamtumirash

Real Madrid e ka mbyllur me fitore sezonin në La Liga, duke mposhtur Real Sociedadin me rezultatin 2-0 në “Santiago Bernabeu”. Protagonist absolut ishte Kilian Mbappe, i cili realizoi të dy golat e takimit dhe mbylli sezonin me 31 gola në kampionat, duke siguruar titullin e golashënuesit më të mirë në Spanjë dhe Europë.

Francezi shënoi fillimisht pas një penalltie të shpërdoruar, duke përfituar nga pritja e portierit për të dërguar topin në rrjetë. Goli i dytë erdhi pak minuta para fundit, duke vulosur fitoren e “Los Blancos”.

Por ndeshja kishte një peshë emocionale të veçantë edhe për shkak të lamtumirave të rëndësishme. Mes duartrokitjeve të publikut, u përshëndetën me Realin disa nga emrat më të shquar të skuadrës:

Lukas Vazquez, fitues i 5 Champions League me Realin;

Luka Modriç, i cili largohet pas një karriere të lavdishme me plot 27 trofe të fituar me klubin;

Carlo Ancelotti, trajneri italian që i dha Realit suksese madhore dhe që tashmë largohet për të marrë drejtimin e përfaqësueses së Brazilit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button