Tuesday, April 16, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeLIFESTYLEMAGAZINËRonela Hajati takon super yllin spanjoll

Ronela Hajati takon super yllin spanjoll

Paçka se finalen e “Eurovision Song Contest” nuk e preku, Ronela Hajati po prek famën ndërkombëtare si kurrë më parë një artist shqiptar që ka qenë pjesë e festivalit europian.

Artistja shumë e diskutuar dhe e dashur nga publiku, ka treguar se ndodhet në Spanjë dhe se së fundmi ka marrë pjesë në një event ku dhe ka qenë i pranishëm edhe aktori i njohur, William Levy. “Vajzat do të më kenë zili tani e di”, ka shkruar Ronela.

Levy është një ndër aktorët më të pëlqyer cili ka luajtur në shumë telenovela shumë të njohura për shqiptarët. Ai njihet më së shumti për rolin në telenovelat “Kujdes nga engjëlli” dhe “Triumfi i dashurisë”, ku luajti krah Maite Perronit si dhe “Magji dashurie” me Jacqueline Bracamontes.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME