Rusell: Kur nënshkrova Gladiatorin sikur nënëshkrova dënimin me vdekje

Kur nënshkrova kontratën për realizimin e filmit Gladiatori, ende i mbaj mend shikimet e mosbesimit që më rrethonin. Më dukej sikur sapo kisha nënshkruar dënimin me vdekje të karrierës sime.
Dikush, me një gjysmë buzëqeshje, më tha: “Bëre mirë që aktrove në L.A. Confidential… të paktën njerëzit do të të kujtojnë për këtë, përpara se ky film të të shkatërrojë.”
U përpoqa t’u shpjegoja se ishte një projekt i drejtuar nga Ridley Scott, një nga mjeshtrat më të mëdhenj të kinemasë. Por nuk i binda.
“Filma me Shpatë? Roma e Lashtë? Askush nuk dëshiron t’i shohë më. Janë zhdukur, si vetë Perandoria,” më thanë ata. “E fute veten në telashe, Russell.”
Me thënë të vërtetën, as unë nuk isha i qartë.
“Në fillim nuk kishim as një skenar të përfunduar. Vetëm 21 faqe, dhe jo shumë bindës. Por ishte një film i Ridley Scott, dhe doja të punoja me të.”
E dija që rreziku ishte i madh.
“Shumë shokë e miq më thanë se kjo ishte çmenduri. Askush nuk donte të shihte më filma me tunika dhe sandale. Më thanë, pse doja ta shkatërroja karrierën time në atë mënyrë.”
Por brenda meje ndjeja se historia kishte një shpirt. Ishte një rrëfim nderi, hakmarrjeje dhe shpengimi.
“I besoja instinkteve të mia. Ndjeva se historia kishte diçka të veçantë, diçka të përjetshme. Luftova çdo ditë në shesh xhirimi për ta bërë të vërtetë.”
Dhe pastaj, mrekullia: Gladiatori, i publikuar në vitin 2000, i pushtoi audiencat dhe kritikët.
Pesë çmime Oskar, përfshirë Filmin më të Mirë dhe Aktori më i Mirë.
“Gladiatori ndryshoi gjithçka. Ndryshoi karrierën time, ndryshoi kinemanë. Edhe sot dëgjoj njerëz që më thërrasin: ‘Massimo!’ në rrugë.”
Ndonjëherë duhet të besosh në çmendurinë tënde. Sepse aty lindin legjendat…/ Fatmir Shqarri…