Saturday, April 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREShort spektakolar në Champions/ City sfidon Realin, PSG duel me Barcelonën

Short spektakolar në Champions/ City sfidon Realin, PSG duel me Barcelonën

Shorti i Champions League është treguar i pamëshirshëm ditën e sotme për fazën çerekfinale. Do të kemi një finale të parakoshme mes Real Madrid dhe Manchester City-it. Kampionët në fuqi synojnë të eliminojnë rekordmenët e Realit, në dy përballje që premtojnë spektakël.

Paris SG do të sfidojë Barcelonën, një tjetër ndeshje fantastike, ku nuk ka asnjë skuadër favorite. Arsenal-Bayern është duel mes të barabartësh, me “Topçinjtë” që synojnë të përfitojnë nga sezoni i vështirë i bavarezëve.

Atletico Madrid-Dortmund është çifti i fundit, mes dy skuadrave që luajnë futboll të ndryshëm, por që kanë tifozeri të zjarrtë. Fituesi i Atletico Madrid-Dortmund do të sfidojë fituesin e PSG-Barcelona. Ndërkohë që çifti i Arsenal-Bayern do të ndeshet me fituesin e Real-City.

Shorti çerekfinale: 

  1. Arsenal – Bayern Mynih
  2. Atletico Madrid – Borussia Dortmund
  3. Real Madrid – Manchester City
  4. PSG – Barcelona

Shorti gjysmëfinale:

Fituesi 2 – Fituesi 4
Fituesi 1 – Fituesi 3

Çerekfinalet do të zhvillohen në datat 9-10 prill dhe 16-17 prill.

Gjysmëfinalet do të luhen në datat 30 prill-1 maj dhe 7-8 maj.

Finalja e madhe është programuar në datën 1 qershor në mitikun “Wembley”.

Mund të jetë një imazh i ‎futboll, futboll dhe ‎teksti që thotë "‎QUARTER-FINALS -FINALS Arsenal VS FCBAYERN MUNCHEN VS BVB 09 VS MANCHESTER قه PARIS CITY SAINT VS FCB 5‎"‎‎
POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME