Dervishi: Në 2026 pritet të ketë përballje spektakolare qeveri-SPAK

Analisti Lutfi Dervishi, i ftuar në emisionin ‘A Show’ me Adi Krastën në SYRI TV, e cilësoi ngjarjen e skandalit të AKSHI-t si më të rëndën e vitit 2025, duke nënvizuar pasojat e thella që kjo ka prodhuar për sigurinë e të dhënave personale të shqiptarëve dhe për funksionimin e shtetit.
Sipas tij, viti 2026 pritet të shënojë përballjen më të ashpër mes drejtësisë, përfaqësuar nga SPAK dhe Gjykata e Lartë, me qeverinë dhe parlamentin, një përplasje që mund të vendosë drejtimin e vendit për kapitujt e ardhshëm politik dhe institucionale.
‘Ngjarja ka pasur shumë vitit 2025, nuk do të quaj ndonjë ngjarje që kërcënon ekzistencën e vendit, se është një vend që i ka mbijetuar shtatë perandorive edhe i ka mbijetuar edhe qeveria shqiptare, kështu që nuk ka arsye që të mos i mbijetojë edhe qeverisë shqiptare të radhës.
Po ngjarja më e rëndë është AKSHI, që tregon kapjen e shtetit nga krimi i organizuar. Domethënë, që pastaj sjell ndonjë paralizë dhe sjell pastaj dhe disa realitete. Domethënë sot dëgjuam kryeministrin që thotë që AKSHI ka bërë transformim epokal. Në të vërtetë, SPAK e heton për ëh, strukturë kriminale. Pra, ose njëra ose tjetra, nuk mund të qëndrojnë të dyja.
Po historia tregon domethënë që kjo është një ngjarje, një nga ngjarjet më të rënda që ridel në sipërfaqe sërish në 2025-ën, sepse po të kishte bërë SPAK punën siç duhet në 2021-shin, në dhjetor të 2021-shit ka qenë rrjedhja e të dhënave personale të shqiptarëve nga patronazhistët.
Aty ishte krejt e qartë që ato të dhëna ishin të e-Albania-s dhe ranë në duart të partisë në pushtet pra. Nëse prokurorët e SPAK-ut në atë kohë do të kishin hetuar burimin e rrjedhjes dhe nga, nga janë këto, nga kanë dalë këto të dhëna dhe jo të hetonin gazetarët që ëh, në atë rast, do i kishte kursyer vendit disa milionë euro dhe do i kishte kursyer dhe këtë traumë të madhe që kemi me hetimin si grup i strukturuar kriminal i zyrtarëve të AKSH-it.
Është një ngjarje shumë e rëndë, domethënë, ra struktura, ra qeveria apo s’ra qeveria, ngjarja është jashtëzakonisht e rëndë. Domethënë, janë të dhënat e shqiptarëve, janë të dhëna sensitive, është jeta e gjithsecilit, është prona e gjithsecilit dhe këto nuk janë në duar të sigurta. Pastaj, në këtë ngjarje ne pamë gjëra që i turpërojnë skenaristët e Netflix-it.
Pra pamë policinë të përfshirë në rrëmbim biznesmenësh. Domethënë nuk është një rast në AKSH, por janë, janë, është si të thuash, rasti i përsëritur. Domethënë pamë ministra, drejtoreshën që i jep llogari domethënë në subjekte private tashmë nën hetimin e SPAK-ut për aktivitet kriminal. Pra praktikisht domethënë, nuk e di se çfarë duhet të ndodhë më tepër për të thënë që ka ndodhur një gjë shumë e madhe.
Dhe kjo prodhon rezistencë nga ana e shtetit sepse po ruan veten, prodhon paralizë, prodhon mosbesim dhe prodhon gjithë këtë situatë që kemi dhe tash rrimë të diskutojmë pyetjen domethënë se cila është ngjarja më, më traumatike që ka ndodhur në 2025-ën.
Në fakt, pyetja më e vështirë do të ishte cila është ngjarja më e mirë që ka ndodhur gjatë këtij viti.
Si mund të jetë dhe si duhet të jetë, janë dy gjëra të ndryshme, por siç duken bathët tani, domethënë do të jetë spektakolare në kuptimin e përplasjes së drejtësisë apo një pjese të drejtësisë, që është SPAK, GJKKO me qeverinë dhe parlamentin.
Domethënë kjo është e dukshme, të paktën deri tani. 2026-a do të jetë vit, mund të jetë dhe viti i heshtjes në kuptimin për të parë, vërtet do të jetë ky viti që do të bëjmë atë historinë e fillimit të mbylljes së kapitujve dhe që në një farë mënyre do të jetë rruga drejt Brukselit, apo do të jetë rruga drejt Burrelit.
Në kuptimin metaforik pra që do të mbyllim në vetvete dhe do të themi që e keqja po na vjen, po na vjen nga jashtë. Mund të jetë viti, viti i ngjarjeve të paparashikueshme. Domethënë ti e shikon, domethënë 100 veta dalin në Vlorë për ujin dhe qeveria trondit deri në atë farë mase saqë merr avionin për Stamboll, domethënë për të gjetur zgjidhjen.
Pra mund të jetë viti i ngjarjeve të paparashikueshme dhe i proceseve që kanë marrë rrugë dhe si të thuash është sikur dy vezë përplasen, njëra prej tyre do të thyhet. Shpresojmë që jo drejtësia’, tha analisti Lutfi Dervishi në SYRI TV.











