POLITIKË

Sot afati i fundit për dorëzimin e koalicioneve, PD arrin marrëveshje me aleatët

Partia Demokratike vijon negociatat me aleatët për të finalizuar marrëveshjet elektorale, teksa sot është afati i fundit për dorëzimin e koalicioneve parazgjedhore.

Sipas raportimit të gazetarit Osman Stafa, bisedimet mes aleatëve dhe sekretarit të përgjithshëm të PD, Flamur Noka, kanë vijuar për ditë me radhë në selinë blu. Bëhet me dije se deri më tani, PD ka arritur një marrëveshje me Partinë e Lirisë, e cila do të ketë katër deputetë në listat e mbyllura. Po ashtu, Partia Republikane, PBDNJ e Vangjel Dules dhe Partia Agrare Ambientaliste kanë siguruar nga një vend secila.

Ndërkohë, ende nuk ka një dakordësi të qartë me PDIU-n e Shpëtim Idrizit. Sipas gazetarit Stafa, burime nga opozita bëjnë me dije se PD i ka ofruar PDIU-së një vend në listat e mbyllura, por nuk dihet nëse kjo ofertë do të pranohet nga Idrizi, i cili së fundmi është takuar me Sali Berishën në Kuvend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button