Thursday, May 2, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETStallat e kafshëve ndotin kolektorin e Darzezës. Fermerët nuk vadisin tokat, gjallesat...

Stallat e kafshëve ndotin kolektorin e Darzezës. Fermerët nuk vadisin tokat, gjallesat në zhdukje

Fier – Stallat e kafshëve ndotin kolektorin kryesor të Darrëzezës, fermerët nuk vadisin tokat, gjallesat po zhduken dhe plazhi po vihet në rrezik nga mosfrekuentimi.

Fermeret ne Povelce e Darzeze, nuk mund te vadisin tokat, madje disa prej tyre i kane lene djerre. Shkaku eshte ndotja e larte e kolektorit te Levanit nga ku ata marin ujin per te vaditur te mbiellat si dhe kolektorët e tjerë që kanë ujin e kripur. Mos vaditja e tokave po i çon ata drejt falimentimit, pasi sipas tyre, uji ka perqindje te larte te mbetjeve organike nga stalla lopësh , delesh, dërrash që ka pranë dhe klori qe perdoret per pastrimin e stallave.
Banoret shprehen se jane biznese qe merren me rritjen e derrave shkaketaret kryesore te kesaj ndotje.

Rritja e temperatures këto javët e fundit dhe mungesa e reshjeve e ben edhe me toksik ujin qe perdoret nga kolektori i Levanit edhe nga bagetit qe kane kullotat pergjate kolektorit te Levanit duke ja berë më të veshtire punen fermerëve te ksaj zone. Ata thonë se bagëtia po thahet për pikën e ujit, nuk e pine ujin në kanale sepse është I ndotur.

Kanalet e Darrëzezës kanë pasur peshkatarë të shumtë çdo ditë por tashmë që kanali është ndotur sasia e peshkut po zhduket dhe ata janë shumtë të paktë.
Shqetesues per banoret eshte edhe fakti se uji i ndotur që ndodhet në këta kolektorë qe terhiqet nga hidrovori i Darzezes dhe derdhet ne det duke ndotur kështu bregdetin qe kto dite pret dhe plazhistet e pare

Kur presim një sezon turistik të mbarë pas një periudhe të gjat pandemie, tashmë një problem tjetër del për banorët e fermerët e Darrëzezës, ndotja e kolektorit kryesor ku ata nuk vadisin dotë tokat bujqësore apo ata që ushtrojmë aktivitetin tregëtar në bregdet mungesën e pushuesve për shkak të kësaj ndotje pa llogaritur ktu edhe dëmet ekologjike

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME