POLITIKË

Takimi i PD në Fier, Meta nga qelia: Fieri ngriti zërin për ndryshim

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar nga qelia pas mitingut elektoral të Partisë Demokratike në Fier, duke e cilësuar atë si një sinjal të qartë për ndryshim dhe fundin e qeverisë aktuale.

Në një postim në rrjete sociale, Meta tha se qytetarët e Fierit kanë shprehur energjinë dhe vullnetin e padiskutueshëm për një të ardhme ndryshe, duke përkrahur masivisht Aleancën për Shqipërinë Madhështore.

Ai vlerësoi kandidatin Arben Çuko si një përfaqësues dinjitoz të komunitetit, duke theksuar se ai nuk e ka braktisur kurrë Fierin dhe se në Kuvend do të jetë zëri i fuqishëm dhe i sinqertë i myzeqarëve.

Sipas Metës, programi i Shqipërisë Madhështore synon transformimin e Fierit në një motor të zhvillimit dhe mirëqenies ekonomike, duke i dhënë fund varfërisë, shpopullimit dhe papunësisë.

Postimi:

Fieri shpërtheu sot në gjithë energjinë dhe vullnetin e tij për ndryshimin e padiskutueshëm që po vjen dhe mbështetjen masive për Aleancën e Shqipërisë Madhështore.

Fieri nuk mund të pranojë më plaçkitësit e narkoqeverisë, që detyrojnë të jetojë në varfëri e papunësi një qark me potenciale kaq të mëdha industriale, bujqësore e turistike.

Fierakët do të votojnë djemtë e tyre, si kandidati ynë dinjitoz Arben Çuko, i cili nuk e ka braktisur kurrë Fierin dhe komunitetin, duke ndarë ditët e mira e të vështira me ta.

Nesër në Kuvend, pa asnjë diskutim, Arben Çuko do të jetë zëri i fuqishëm dhe i sinqertë i komunitetit myzeqar – zë që i ka munguar për shumë kohë Kuvendit.

Programi i shkëlqyer i Shqipërisë Madhështore do ta shndërrojë Qarkun e Fierit në një motor zhvillimi dhe mirëqenieje ekonomike, duke zhdukur përfundimisht fjalët: varfëri, shpopullim dhe papunësi.

11 maji do të jetë dita e çlirimit të madh nga grabitja, vjedhja dhe plaçkitja e narkoqeverisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button