Thursday, April 18, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËOPINION/ ANALIZË"THARJE" ME DEKRET E QUMËSHTIT VENDAS!

“THARJE” ME DEKRET E QUMËSHTIT VENDAS!

Nga Edmond Panariti – Sot nuk të pushtojnë me armë, por me qumësht dhe djathë!

Rriten me 28 % importet e qumështit vetëm në 4 muajt e parë të vitit.

Edhe më shumë do të rriten ato ! Deri sa ta shterojnë përfundimisht qumështin vendas.

Arsyeja është përjashtimi me “dekret” nga financimi i rreth 80 përqind të lopëve, deleve dhe dhive tona.

Sepse qeveria shpall se duhet të kesh mbi 10 krerë lopë dhe mbi 100 dele e dhi që të pretendosh për mbështetje nga buxheti .
Ndërkohë që statistikat e Organizatës Botërore të Ushqimit (FAO) saktësojnë se 80 përqind e fermave blegtorale shqiptare, kanë më pak se 10 lopë dhe më pak se 100 dele e dhi.
Prandaj thahet dhe shteron qumështi vendas sepse nuk paguhet!

Ndërkohë që Bashkimi Evropian financon me 18 % të buxhetit të tij, fermat blegtorale të vendeve anëtare.
Prandaj qumështi ynë do vazhdojë të rrjedhë vetëm në një kah, nga jashtë brenda!
Ndërsa fermerët “do rrjedhin” nga brenda jashtë!

Sot nuk pushtohet një vend me ushtri, por me qumësht dhe djathë ka thënë një ish kryeministër.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME