Friday, March 29, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTTirana fiton Superkupën e Shqipërisë

Tirana fiton Superkupën e Shqipërisë

Tirana është shpallur fituese e Superkupës së Shqipërisë për herë të 12, pasi ka fituar një ndeshje dramatike ndaj Vllaznisë me shifrat 3-2 në “Air Albania”.

Ka qenë e para Vllaznia e cila ka kaluar në avantazh me Malën në minutën e 8, avantazh që zgjati vetëm 30 minuta, pasi në të 39-n ishte Patrick që vendosi baraspeshën, ndërsa më pas Hasani do të kalonte në epërsi bardh e blutë.

Reagimi i Vllaznisë do të vinte disa minuta më pas me anë të Latifit, i cili vetëm pak minuta larg fundit barazoi shifrat në 2-2, ku shënoi nga pika e bardhë. Tirana nuk do të dorëzohej, dhe në minutën e 92-të të ndeshjes ishte i përhershmi Xhixha, i cili çoi shifrat në 3-2.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME