Wednesday, April 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETU kap me 500 mijë euro/ Shoferi: Unë në burg, pushtetarët të...

U kap me 500 mijë euro/ Shoferi: Unë në burg, pushtetarët të lirë

Diskutimi për miratimin e aministisë fiskale ka bërë që miliona euro të bëra me dhe pa punë të ndershme në vende të ndyshme të BE të vërshojnë drejt Shqipërisë nga pikat e kalimit kufitar. Kjo ka bërë që hyrja në mënyrë klandestine të tyre, të paligjshme të sekuestrohen dhe transportuesit e tyre të ndalohen e të burgosen, ndërkohë ata që i kanë “mbledhur” dhe garantët e tyre janë jashtë duke jetuar të qet pa u hyr gjëmb në këmbë.

Përveç shumave monetare, apo valutë që po hyn klandestine për tu pastruar në Shqipëri, nga kjo amnisti fiskale fitues janë edhe ata biznesmenë apo qeveritarë të veshur me pushtet që kanë vënë para nga rryshfeti apo nderet e bëra dhe duan ti pastrojnë ato duke i deklaruar të pastra me qëllim investime të mëtejshme.

Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Elidon Çelën. Ky i fundit është shoferi dhe njëkohësisht pronari i autobusit të linjës Itali-Shqipëri, ku disa ditë më parë Policia Kufitare në Portin e Durrësit zbuloi dhe sekuestroi 522 000 euro të fshehura në brendësi të autobusit.

Gjatë seancës për vlerësimin e masës bëhet e ditur se i akuzuari për pastrim të produkteve të veprës penale, ka deklaruar se shuma prej 522 000 euro janë produkt i punës së tij të ndershme dhe të familjes së tij dhe se nuk janë të ardhura të grupeve apo personave të inkriminuar në aktivitete të paligjshme.

“Ka pushtetarë që i vjedhin shtetit 4 milionë euro dhe lëvizin të lirë, ndërsa unë në burg me paratë e mia”. U shpreh Çela.

Avokati i tij, Gramoz Lika, tha pas seancës: “Shoferi pretendon se ka 27 vite që punon në Itali familjarisht. Lekët janë kursime ndër vite dhe i kishte sjellë që të investonte në Shqipëri”. 

Ndërkohë, për dy ndihmësit e shoferit Elidon Çela, gjykata vendosi lirimin. Vendimi erdhi pasi rezultoi se nuk kishin dijeni për fshehjen e shumës prej 522 000 eurosh.

Lika u shpreh se vendimi do të apelohet.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME