Saturday, December 14, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREVeliaj: E vërteta e “gjuhës me kode” për Ramën dhe dorëheqjes sime

Veliaj: E vërteta e “gjuhës me kode” për Ramën dhe dorëheqjes sime

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ishte i prerë se nuk i ka shkuar kurrë ndërmend të japë dorëheqjen pas skandalit të arrestimit të drejtorëve të tij.

“Asnjëherë dorëheqja. Të jap dorëheqje sidomos për pasionin që kam për këtë punë, jo vetëm për një faj që nuk e kam bërë, të kem hedhur ndonjë firmë për përfitim personal apo ndonjë poshtëri të kësaj natyre, por sidomos kur shoh Ilir Metën me Argitën aty dhe më ata 100 çapaçulë atje, në asnjë mënyrë (dorëheqje).

Dorëheqja është një gjëst për një njeri që ka bërë një gabim dhe që nuk as të reflektojë dhe as të kërkojë ndjesë. Për një njëri që ka bërë 1 mijë punë dhe me kaq shumë njerëz dhe kaq shumë procedura ka diçka që po hetohet dhe që ende nuk e dimë si del…” – tha Veliaj në Top Story ku u pyet edhe për dorëheqjen e Sandër Lleshajt si ministër i Brendshëm pas veprimit të një vartësi të tij.

“Sandër Lleshaj dha dorëheqje për veprimin e një polici? Ministrat janë të emëruar, kryetari i bashkisë është i zgjedhur. Unë nuk u them dot 160 mijë vetave që meqë këto portalet nuk kanë marrë dot leje ndërtimi dhe po më vënë gjoba a ta lej unë këtë punë dhe të shkoj të ngopem me gjumë dhe të shoh një çikë atë çunin tim. Kjo është e papërgjegjshme” – tha Veliaj.

Ai u pyet edhe për komentet se mesazhi i tij, duke përmendur Arben Ahmetajn, pas arrestimit të drejtorëve të bashkisë ishte një shantazh për kryeministrin Rama. Veliaj mohoi çdolloj përplasjeje me kryeministrin.

“A ishte e nevojshme që Rama të reagonte? Për këtë duhet të pyeshësh kryeministrin. Ai ishte e mirëpritur? Patjetër që e vlerësova faktin që kryeministri në atë që unë besoj se është vizioni i tij dhe Partisë Socialiste. Ne në këtë betejë nuk i hedhim njerëzit poshtë në sensin që çdo gjë është e zezë, por themi që: “Po. Kanë bërë 1,2,3… në Tiranë ndoshta 99 projekte të mira. Tani ka një problem. Këta ata duhet ta zgjidhin me drejtësinë.

Nuk e prisja. Sigurisht që u ndjeva mirë që kryeministri më mbështeti. Kush nuk do që një moment të vështirë ta kalojë me dikë që e ka pasur atë eksperiencë, e ka pasur problemin, siç u përmend me zv.kryeministrin.

Unë këtë sportin e luftës së brendshme në PS as e kam bërë ndonjëherë, as nuk merrem… di që kanë komentuar disa analistë. U përmend dhe Lenci. Me thënë të drejtën jam aq i fokusuar në këto punë, dhe tani kam edhe më i fokusuar tek këto punë që të korrektoj dhe gabime që mund të jenë bërë rrugës sa që të merrem me thashetheme nuk më del koha.

Gjuhë me kode me Ramën. Fakti që unë dhe kryeministri mendojmë njësoj do të thotë që tek kjo gjë… ne mund të kemi debate si mund të jetë një projekt dhe si mund të jetë estetikisht më i vlefshëm, por tek kjo gjë përderisa kryeministri thotë fjalë e presje, unë i qëndroj fjalë e presje asaj të kryeministrit që ne në këtë historinë me drejtësinë jemi të gjithë të qartë.

Opozita duhet të bëjë gjunjët kallo që unë një ditë të kem konflikt me Edi Ramën. Them që ajo ditë nuk do të vijë ndaj duhet të gjejnë program për të marrë vota” – tha Veliaj. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME