Tuesday, July 16, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTXavi zbulon 5 lojtarët që nuk i do më te Barcelona

Xavi zbulon 5 lojtarët që nuk i do më te Barcelona

Xavi Hernandez ka arritur që të ndërtojë këtë sezon nga merkato një skuadër cilësore, që mund të pretendojë dhe trofe. Trajneri spanjoll ka zhvilluar një takim me stafin e tij për të diskutuar të ardhmen e Frenkie de Jong dhe Memphis Depay.

Xavi do të flasë me dy lojtarët në ditët e ardhshme për të gjetur një zgjidhje. Sipas “Sport”, tekniku ka qenë i qartë edhe për hierarkitë: ai do që të largohen sa më shpejt të jetë e mundur lojtarët që nuk janë grumbulluar për turneun amerikan.

Bëhet fjalë për pesë lojtarë: Martin Braithwaite, Samuel Umtiti, Oscar Mingueza, Riqui Puig dhe Neto, të cilët kanë qëndruar në Barcelonë. Neto refuzoi Celta Vigo-n, duket pak e vështirë që të pestë të jenë larguar kur Barça të kthehet në Spanjë pas 11 ditësh.

Xavi ka këmbëngulur se nuk do t’i shohë më aty kur të kthehet për të shmangur numrin e tepërt të futbollistëve. Madje me disa prej tyre dhe mund të zgjidhet kontrata për t’i lënë të lirë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME