POLITIKË

Zgjedhjet 11 Maj/ Mediu, Duka dhe Dule shkojnë në selinë blu

Në selinë e Partisë Demokratike po vijojnë negociatat për në koalicion të mundshëm me aleatët e saj. Mesditën e sotme janë paraqitur njëri pas tjetrit në selinë blu kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule, kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu.

Gjithashtu, në selinë e PD është paraqitur edhe kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka.

Takimi me krerët e PD-së është në kuadër të diskutimeve për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Ditën e djeshme në PD ishte sekretari i përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi dhe Edmond Haxhinasto.

Kryedemokrati Berisha ka deklaruar shpesh gjatë konferencave dhe takimeve të tij se PD është e hapur për koalicion me çdo parti që kërkon largimin e qeverisë Rama nga pushteti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button