AKTUALITET

58 vjeçari i jep fund j*tës, lë letër para aktit.

Berat – Ishte i sëmurë, 58-vjeçari i jep fund jetës, vetëvaret në dhomën e banesës. Në dhomë u gjet edhe një letër, e shkruar prej tij para kryerjes së aktit.

Një 58-vjeçar ka vendosur ti jap fund jetës, duke u vetëvarur në një nga dhomat e shtëpisë, në lagjen “13 Shtatori” në Berat.

Ka qënë bashkëshortja ajo që e ka gjetur të varur në dhomën e gjumit dhe ka njoftuar menjëherë policinë.

Burimet policore bëjnë me dije se nga këqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Të njëjtat burime konfirmojnë se viktima Ylli Reka është vetëvarur në gjendje të rënduar psikologjike.S

ipas burimeve policore në vendngjarje mësohet se viktima Ylli Reka para aktit të vetëvrasjes i kishte lënë një letër bashkëshortes, ku i kërkonte falje por, duke qënë i sëmurë dhe drejt paralizimit të plotë nuk donte ti bëhej barrë askujt.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button