AKTUALITET

8 marsi protestë/ Marshim në rrugët e Elbasanit dhe Durrësit

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, në disa qytete u organizua një marshim me fokus tek të drejtat dhe fuqizimi i grave dhe vajzave.

Kryesisht organizatat të cilat në fokus të tyre kanë të drejtat e grave e kanë kujtuar 8 marsin me një marshime protestash në Elbasan e Durrës. Në Durrës tubimi nisi nga Gjykata e Durrësit dhe vazhdoi përgjatë bulevardit e shëtitores “Taulantia”. Aktivistet theksuan rëndësinë e mundësive të barabarta dhe mbështetjes për gratë dhe vajzat.

Ndërkohë, ky është i disati vit që 8 marsi në Elbasan përkujtohet me marshime sensibilizuese edhe pse as këtë vit nuk kanë munguar organizimet festive mes zonjave të cilat kanë menduar t’i dhurojnë vetes një ditë të bukur përkundër problematikave të përditshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button