Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, duke folur në konferencën për shtyp përpara ndeshjes ndaj Romës ka konfirmuar se Asllani do ta nisë ndeshjen nga minuta e parë.
“E dimë që humbja me Udinese erdhi për fajin tonë, luajtëm nën standardin tonë dhe e dimë se të bëjmë më shumë.
Asllani do të jetë titullar nesër ndaj Romës, është zgjedhur nga unë dhe nga drejtuesit e klubit.
Në mesfushë kam vështirësi me vetëm 4 lojtarë në dispozicion”, është shprehur Inzaghi