Në një intervistë në media pak kohë më parë nipi i Ismail Qemalit deklaroi se babai Kombit Shqiptar ka qenë pjesë e masonëve.
Nipi shpjegoi se edhe ai vetë është mason dhe se të jesh pjesë e këtij organizimi nuk ka asgjë për t’u fshehur pasi sipas tij objektivat e masonerisë janë ato të humanitetit.
Megjithatë duket se këtë e përforcon më tej edhe një fakt që një qytetar ka vënë re pranë bustit të Ismail Qemalit në qendër të Tiranës.
Pranë bustit gjendet një kurorë e vendosur nga Lozha e Madhe e Shqipërisë. Ky organizim rezulton të jetë pjesë e masonëve.
Në vijim mesazhi i ardhurnga qytetari:
Pershendetje Joq, e paskemi patur mason babain e kombit, se kishim ditur e tha dhe nipi i vet në një intervistë, por sot u binda dhe vetë nga kurora që kishte sot në drekë Fim./JOQ