Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me një artikull të “Business Insider” për ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal.
Mesazhi i plotë i Ilir Metës në Facebook:
Media prestigjioze amerikane “Business Insider” fakton sërish lidhjen e errët të Kryeministrit Edi Rama me McGonigal.
“Business Insider” vë në dukje se: “Në Shqipëri dhe gjetkë, McGonigal akuzohet se është përfshirë në shkëmbimin klasik të favoreve në këmbim të parave, duke u mbështetur në marrëdhëniet e tij me zyrtarët amerikanë dhe Kryeministrin shqiptar për të dhënë rezultatet që klientët e tij kërkonin.
Pjesa më e madhe e këtij aktiviteti lobues ‘nën tavolinë’, thotë Qeveria, ndodhi kur ai ishte ende në FBI”.
KOHA PËR NDËSHKIM!