Saturday, April 20, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËOPINION/ ANALIZËME KËTË OPOZITË PS E KA FITOREN NË XHEP, GOLIN E PARË...

ME KËTË OPOZITË PS E KA FITOREN NË XHEP, GOLIN E PARË E KA SHËNUAR.

Ndërkohë që PS ka muaj që ka nisur fushatën elektorale për kryetarë bashkie duke zhvilluar takime të njëpasnjëshme me elektoratin e saj fshat më fshat duke publikuar inagurimet e rrugëve, qendrave të banuara, të pedonaleve, kanaleve kulluese, duke punësuar apo ndihmuar njerëz në nevojë e mbi të gjitha këto të pasqyruara jo vetëm në kto pak aksese që kanë në media lokale e qëndrore duke i bërë një gol shumë të vlefshëm opozitës e cila ende s’ka gjetur veten  se anëtarët e saj nga do të votojnë.

Në qarkun Fier partia në pushtet shfaq vlerat dhe punën që kryen. Opozita mblidhet lokaleve  e tavolinave ku ende kandidatët e saj nuk kanë të qart çfarë duan, çfarë programi elektoral kanë, nuk dinë çfarë tu premtojnë elektoratit të tyre ku problemet më mirë se kandidati për kryebashkiak i dinë gazetarët që kanë shkelur çdo cep e çdo fshat të qarkut Fier, nuk mund të fitohen zgjedhjet.

Anëtarët e PD apo simpatizantët e saj ende se kanë të qartë nga do votojnë e pyesin si të PD ashtu edhe të grupimit Alibeaj, ndërsa kandidatët ende nuk dinë se nga tia nisin e ku të mbarojnë, shkojnë pa një platformë.

Historia ka treguar se në luftën e dytë botërore Hitleri në luftën me ish Bashkimin Sovjetik duke parë që spikeri i radio Moskës ngrinte pesh zemrat e popullit rus duke i hedhur në front,  ishte shprehur se : Të parin dua spikerin e radio Moskës , të dytin Stalinin”, pra që në këtë moment partia në pushtet ia ka bërë golin opozitës të cilët punojnë e bëjnë takime por askush nuk e mer vesh, ndërkohë që PS i ka kapur “spikerët e radiove dhe televizioneve”. Kur të kujtohet opozita fushata dhe votimi ka mabruar dhe ka nisur numërimi i votave, kjo tregonë se kandidatët për kryebashkiak nuk e kanë problem se humbin, por mjaftojnë që e shënojnë me bojë të zezë në CV e tyre që kanë qënë edhe kandidatë për kryetar bashkie./ALB365

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME