Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETSPAK-u tund prangat për bashkitë, e nisi me disa zyrtarë të bashkisë...

SPAK-u tund prangat për bashkitë, e nisi me disa zyrtarë të bashkisë së Dimalit

Ndërsa hetimin për Edi Ramën nuk guxojnë ta hapin edhe pse mediat botërore ccdo ditë shkruajnë për aferën e tij korruptive në SHBA, ku akuzohet se ka korruptuar ish-shefin e kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork, Charles McGonigal, SPAK gjen kohën për  të arrestuar zyrtarë dhe ish-zyrtarë të bashkisë së Urës Vajgurore, sot e njohur me emrin, Dimal.

Thuhet se zhvillime do tëketë edhe për bashkinë Roskovec dhe Patos si dhe në disa bashki të tjera të vendit.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal nr.214 të vitit 2020, për veprat penale ‘Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’, ‘Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike’ dhe ‘Shpërdorim të detyrës’, parashikuar nga nenet 259, 245/1 dhe 248 të Kodit Penal.

Pas kryerjes së veprimeve të shumta hetimore, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr. 8 datë 12.02.2023, ka vendosur:

1. Caktimin e masës së sigurimit ‘Arrest në burg’, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale për personin nën hetim A.Ç. (me detyrë shef transporti në kohën e kryerjes së veprës penal pranë Bashkisë Dimal), i dyshuar për veprat penale të ‘Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike’, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1 /2 dhe 25 i K.Penal dhe ‘Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’, parashikuar nga neni 259/1 i K.Penal.

2. Caktimin e masës së sigurimit ‘Arrest në burg’, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim A. P. (me detyrë drejtor i Zyrës së Urbanistikës, Bashkia Dimal), i dyshuar për veprat penale të ‘Shpërdorim detyre’, e kryer në bashkëpunim, ‘Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike’, e kryer në bashkëpunim, ‘Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’, parashikuar nga nenet 248, 259/1, 245/1 dhe 25 i K.Penal.

3. Caktimin e masës së sigurimit ‘Arrest në shtëpi’, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim V. J. (me detyrë në kohën e kryerjes së veprës penale shefe urbanistike pranë Bashkisë Dimal), e dyshuar për veprat penale të ‘Shpërdorim detyre’, e kryer në bashkëpunim dhe ‘Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike’, e kryer në bashkëpunim, ‘Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’, parashikuar nga nenet 245/1, 259/1, 248 dhe 25 i K.Penal.

4. Caktimin e masës së sigurimit ‘Arrest në burg’, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale për personin nën hetim A. Ç. (me detyrë shef i IKMT, Bashkia Dimal), i dyshuar për veprën penale të ‘Shpërdorimit të Detyrës’, parashikuar nga neni 248 i K.Penal.

5. Caktimin e masës së sigurimit ‘Arrest në burg’ parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale për personin nën hetim A. D. (me profesion inxhinier pranë një shoqërie tregtare), i dyshuar për kryerjen e veprës penale të ‘Ushtrimit të Ndikimit të Paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike’, parashikuar nga neni 245/1 i K.

6. Caktimin e masës së sigurimit ‘Arrest në burg’ parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale për personin nën hetim V. K. (me profesion ekonomist, menaxher i një shoqërie tregtare), i dyshuar për kryerjen e veprës penale të ‘Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike’, parashikuar nga neni 244 i K. Penal.

Në datën 14.02.2023, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka ekzekutuar masat e sigurimit të caktuara me vendimin nr.8 datë 12.02.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME