Ilir Meta kryetari i PL në një takim me të rinjë e studentë nga Fieri dhe Lushnja, zhvilloi një ditë më parë në Tiranë ku prezantoi dhe prijësin e listës së kandidatëve për anëtarë të këshillit bashkiak për bashkinë Fier dhe ky është petagogu i fakultetit ekonomik Krstian Kina.
Në ditët në vijim do bëhet publike dhe lista e plot e kandidatëve të këshillit bashkiak të PL për bashkinë Fier.
Këtë gjë e ka publikuar vet Kristiani në llogarinë e tij në rrjetin social facebook
Ja dhe postimi i tij
Te dashur qytetare te Bashkise Fier !
Me lejoni te shpreh privilegjin dhe pergjegjesine qe te drejtoj listen e kandidateve ne garen per Keshillat Bashkiake, ne qytetin tim te zemres, Fier.
Te kem mundesine qe t’u sherbej interesave te bashkeqytetareve dhe njerezve me te cilet jam rritur ne ate qytet, per mua eshte nje nder dhe kenaqesi e dyfishte !
Rilindja e shkaterroi qytetararine fierake, varferoi cdo familje dhe mundesoi ne nje kohe kaq te shkurter te largonte femijet, te rinjte dhe te rejat e qytetit.
Fieri sot eshte bosh!
Bosh nga ekonomia, bosh nga popullsia, bosh nga kultura, bosh nga energjia rinore dhe turizmi!
Misionin per te bere me te miren per Fierin dhe fieraket, e kemi amanet nga Jovan Ndreko i shkolles se pare shqipe ne Myzeqe, nga Tonç Kilica i 29 Nentorit 1912, nga Liri Gero , deshmorja e lirise etj etj
Ne 14 Maj, te gjithe duhet te shkojme drejt kutive te votimit me synimin per te risjelle shpresen ne syte e fierakeve !
14 Maji eshte dita e triumfit te demokracise mbi monizmin, e fitores se lirise mbi represionin rilindas!
Koha me nuk pret !
Zoti e bekofte Fierin !
Zoti e bekofte Shqiperine !