Saturday, April 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËCelibashi lë jashtë zgjedhjeve PD e Alibeajt

Celibashi lë jashtë zgjedhjeve PD e Alibeajt

Komisioni Qëndror i zgjedhjeve nuk regjistron PD-në e vulës pa firmën e kryetarit ligjor, Lulzim Basha. Faktin e bëri të ditur kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi.

Nga grupi i Alibejat reagimet ishin të ashpra me akuza ndaj KQZ-së dhe Celibashit. Gazment Bardhi zbuloi se ky vendim do të ankimohet menjëherë në KAS.

“Asnjë njëri i shantazhueshëm dhe që nuk respekton ligjin, nuk meriton asnjë respekt. Ilirjan Celibashi ka humbur besimin e PD për të administruar procesin zgjedhor. Ai shkeli rëndë ligjin, për qëllime politike. Vendimi do të ankimohet menjëherë në KAS”, reagoi Bardhi.

Alibeaj shkoi edhe më tej me reagimin e tij.

“Vendimi i paralajmëruar i Komisionerit të Zgjedhjeve është qartas i ndikuar politikisht nga aktorët politikë të interesuar që PD të mos regjistrohet në procesin e zgjedhjeve vendore të 14 majit. Sikundër e deklaroi dhe publikisht, zoti Celibashi e ka të pamundur të ndajë opinionet dhe tifozerinë personale nga faktet juridike. Për pasojë, vendimi i tij e zgjat pa fund dhe pa arsye të qenësishme regjistrimin e PD. Dukshëm, e madje deri në kufijtë e groteskut, komisioneri nisur vetëm për shërbim politik ndaj kundërshtarëve të PD, vendos ta përjashtojë nga zgjedhjet.

Siç ndodhte këtu e 32 vjet më parë, kur ishte partia në pushtet ajo që lejonte ne zgjedhje vetëm satelitët e saj. Kjo marrëzi politike, si 32 vjet më parë, i ndodh sot Shqipërisë kur është vend i NATO-s dhe synon të jetë anëtar i BE-së! Megjithëkëtë e si përherë do të vijojmë rrugën ligjore për të finalizuar përfaqësimin e PD në 14 maj. Çdo artificë ligjore apo arsye e stisur politike dhe aspak ligjore është thjesht rruga e dëshpëruar që zgjatime të politikës së vjetër në institucione kushtetuese të pavarura kanë zgjedhur për të na penguar në rrugën tonë. Nuk do ia dalin!!”  

Komisioni Qëndror i zgjedhjeve nuk regjistron PD-në e vulës pa firmën e kryetarit ligjor, Lulzim Basha. Faktin e bëri të ditur kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi.

Debate të forta u zhvilluan në seancën e diskutimit sot në KQZ.

Kryekomisioneri shtetëror i zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka njoftuar se kërkesa e PD për tu regjistruar si subjekt zgjedhor nuk ka bazë ligjore dhe nuk duhet të pranohet.

“Do ju lutesha që të tregonit respektin ndaj pozicionit të komisionerit. Duhet ta qasni këtë çështje në përputhje me ligjin. Përndryshe, për mua s’ka problem çfarëdo që thoni dhe komentoni për këtë vendimmarrje.

Vendos të mos pranojë kërkesën e PD-së me kryetar zotin Lulzim Basha për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor në zgjedhjet e 14 majit 2023.” – u shpreh Celibashi.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME