Rritja e çmimeve të fruta perimeve ka ulur edhe fuqinë blerëse në qytetin e Fierit. Tregtarët shprehen se shkak është bërë mungesa e prodhimit vendas, ndërsa qytetarët thonë se me pension dhe pagat që marrin nuk e përballojnë dot rritjen e çmimeve.
Çmime rekord kanë arritur frutat dhe perimet në qarkun e Fierit. Tregtarët shprehen se shkak për këtë rritje është bërë mungesa e prodhimit vendas të perimeve duke sjellë që një kilogram domate shkon 250 lekë, ndërsa një kilogram qepë shkon nga 150 lekë deri në 180 lekë. Rritja e çmimeve sipas tregtarëve përkthehet në uljen e fuqisë blerëse.
Qytetarët nga ana tjetër shprehen se me pagat dhe pensionet që ata marrin nuk e përballojnë rritjen e çmimeve dhe nuk i blejnë dot.
Ndërkohë, sipas Eurostat, çmimet e ushqimeve në Shqipëri u rritën dy herë më shumë se inflacioni dy muajt e fundit.