Roma siguroi fitoren e tretë radhazi dhe në “Brianteo” mundi 1-4 vendasit e Monzës. Djemtë e De Rossit ndodhen në vendin e pestë për momentin dhe janë kërcënim serioz për Bolognan që ka vetëm një pikë më shumë.
Sfida për romanët u zhbllokua në minutën e 38-të me Pellegrinin, para se Lukaku t’i dërgonte skuadrat në dhomat e zhveshjes me rezultatin 0-2. Më pas Dybala në fraksionin e dytë shënoi golin e tretë dhe të qetësisë te Roma.
Në këtë duel kishte vend edhe për golin e Paredes në të 82 minutë, para se Carboni nga jashtë zone të shënonte golin e “flamurit” për vendasit.