Fier – Ferdinand Muskaj, bletërritës tregoi se një kilogramë mjaltë i mirë shitet me një çmim prej 20 mijë lekësh të vjetra.
Bletërritësi nga Fieri që ka 500 koshere blerte rekomandoi përdorimin e qumështit të bletës i quajtur ndryshe qumështi mbretëror, i cili për shkak të enzimave të fuqishme ka veti shëruese për një sërë sëmundjesh.
“1 kg mjaltë sot tregtohet 2 mijë lekë të reja, ka të tjerë që tregtojnë mjaltë të falsifikuar me çmime qesharake, që nuk ja vlen. Unë do t’u thosha të gjithëve atyre që na shikojnë të përdorin qumështin e bletës. Qumështi i bletës ka vlera shumë të mëdha te njerëzit që kanë probleme të ndryshme, ka një fuqi të jashtëzakonshme për fëmijët e vegjël, për njerëz më probleme të stresit, astmës, që bëjnë kimioterapi. Një mbretëreshë rron deri në tre vjet se ushqehet me këtë qumësht mbretëror që ka enzima të fuqishme. Një cc qumësht blete kushton 500 lekë të reja”, tha bletërritësi.