Trajneri i Bayer Leverkusenit, Xabi Alonso, u shpreh mëse i lumtur për fitimin e Bundesligës. Ai është shprehur se është nder që është trajneri i “Aspirinave”.
“Është një moment i veçantë për të fituar Bundesligën. Për herë të parë në historinë e Leverkusenit, pas 120 vitesh. Është një nder i madh të jesh pjesë e tij. Ndoshta është gjithashtu e shëndetshme për ligën dhe futbollin gjerman që një ekip tjetër fiton.
Është një gëzim i madh që jemi këtu. Është një moment i mrekullueshëm, është një moment për të festuar. Ne duhet të shijojmë sot, të festojmë me miqtë dhe familjet. Është diçka e veçantë të fitosh Bundesligën për herë të parë”, deklaroi Alonso.