Tuesday, April 30, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESORE”Titulli më special në këto 14 vite të karrierës”, Xhaka: Do të...

”Titulli më special në këto 14 vite të karrierës”, Xhaka: Do të marrim trofe të tjerë

Ylli shqiptar, mesfushori Granit Xhaka fitoi titullin kampion në Bundesligë me Bajer Leverkusen. Ai tha se trofetë janë ëndrra e të gjithë lojtarëve kur nisin karrierën ndërsa shtoi se skuadra e tij nuk duhet të kënaqet me kaq, por të synojë Kupën dhe Ligën e Europës.

”Pak e vështirë të gjesh fjalët e duhura kur përjeton një emocion kaq të madh. U riktheva pas shumë kohësh në Bundesligë dhe ta festoj me titull është e jashtëzakonshme. Kemi zhvilluar një sezon të madh. Kur nis karrierën, ëndërron pikërisht për momente të tilla.

Ishte një punë e vështirë dhe e përditshme, por ia dolëm të gjithë së bashku. Për mua ky titull është diçka shumë speciale në të gjitha këto 14 vite të karrierë, po ashtu është një titull shumë special edhe për klubin. Tani duam më shumë dhe të marrim të tjerë trofe”, u shpreh Xhaka.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME