Lumi Vjosa del pranë Urës së Mifolit, rrezikohen tokat bujqësore

Situata vijon të jetë problematike nga moti i keq në Vlorë. Lumi Vjosa ka arritur në kuotën maksimale dhe ka dalë nga shtrati në pjesën e tregut pranë Urës së Mifolit. Rrezikohen që të përmbyten tokat bujqësore.
Ndërkohë, situata në qarkun e Fierit paraqitet jo problematike sa i përket reshjeve të rëna gjatë gjatës, të cilat kanë qenë intensive. Sipas informacioneve nga Prefektura e Fierit, ka një shtim të prurjeve në Përmet e Memaliaj , që mund të reflektohen gjatë mesditës në zonën e Fierit.
Situata e lumit Vjosa është me luhatje pasi niveli i saj gjatë orëve të natës e në mëngjesin e sotëm ka qënë me ulje ngrritje.
Nga ana e zonave që mbulon juridiksionin bashkisë Fier nuk ka probleme. Lumi nuk ka dal nga shtrati i tij. Në fshatin Kashisht lumi ka shkuar pranë banesave por gjithsesi është brenda në shtratin e tij.
Banorë thonë se niveli është në pikë kritike, deri tani nuk paraqet rrezik
Vjosa rrezikon që të dalë nga shtrati drejt tokave bujqësore, ndërkohë sa i përket akseve rrugore, janë të pakalueshme dhe pa problematika.









