AKTUALITET

Liqeni i Viroit thahet sërish, premtimi për ujë gjatë gjithë vitit mbetet i parealizuar

Gjirokastër – Liqeni i Viroit është tharë sërish, pavarësisht premtimeve të bëra më herët nga kryebashkiaku për mbajtjen e tij me ujë gjatë gjithë vitit.

Mungesa e ujit ka ndryshuar ndjeshëm pamjen e zonës, e cila prej kohësh është një nga hapësirat e frekuentuara nga banorët dhe turistët. Situata është rënduar edhe nga temperaturat e larta të këtyre ditëve.

Tharja e liqenit ka sjellë gjithashtu erëra të pakëndshme, duke e bërë zonën më pak tërheqëse dhe të papërshtatshme për frekuentim.

Premtimi për ta mbajtur Liqenin e Viroit me ujë gjatë gjithë vitit vijon të mbetet një çështje e pazgjidhur, ndërsa banorët dhe vizitorët përballen sërish me të njëjtën situatë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button