OP/ AN

Është koha që OKB-ja të veprojë në Gaza dhe Shqipëria të kthehet në anën e duhur të historisë

Nga Maksi Çami

Që prej vitit 2007, bllokada izraelite mbi Rripin e Gazës i ka vënë një mur rrethimi afër dy milionë civilëve. Bota duhet të kuptojë thellë pasojat e këtij izolimi. Kur familjet e mbetura pas vrasjeve bombardimeve dhe masakrave po vuajnë edhe vdekjen nga uria. Kur mungesa e barnave dhe ujit të pijshëm është realitet i përditshëm, heshtja ndërkombëtare bëhet bashkëfajtore.

Konventat e Gjenevës të vitit 1949, të cilat edhe Shqipëria i ka ratifikuar dekada më parë, nuk janë dokumente ceremoniale. Ato janë traktate me fuqi detyruese që kërkojnë nga çdo shtet “të lehtësojë” ofrimin e ndihmës humanitare për civilët në zona konflikti (neni 23–28). Këshilli i Sigurimit i OKB-së, me rezoluta të qarta e të detyrueshme, mund t’i kërkojë sot Izraelit të heqë çdo pengesë administrative. Shqipëria, si anëtare e komunitetit ndërkombëtar, duhet të jetë në anën e atyre që kërkojnë veprim të menjëhershëm.

Fjalët “koridor humanitar” mund të duken klishe, por nëse përkthehen në veprime konkrete, shpëtojnë jetë. Tre modalitete kryesore duhet të ngrihen:

  • Koridori ajror: Fluturime të organizuara nën emblemën e UNRWA-s dhe Programit Botëror të Ushqimit (WFP), nga aeroportet e Amanit apo Kajros drejt terminaleve pranë Gazës (p.sh., Rafah). Ekipet ndërkombëtare duhet të jenë prezentë për të garantuar ruajtjen e ngarkesave nga ushqimet deri te oksigjeni për fëmijët me probleme respiratore.
  • Koridori detar: Deti ka qenë shpeshherë rruga e shpëtimit. Një operacion nën autoritetin e OKB-së, me një kontigjent detar multinacional, mund të hapë portet e lejuara për dërgesat.
  • Koridori tokësor: Tuneli i Rafahut, nën juridiksion egjiptian, është jetik për shumë familje në Gaza. Një marrëveshje tripalëshe OKB, Egjipt dhe autoritetet palestineze mund të sigurojë hyrjen e kontejnerëve me barna dhe ndihma, pa shantazhe politike.

Shqipëria ka treguar shpesh mikpritje dhe solidaritet me refugjatët. Tani mund të marrë rol më aktiv. Ministria e Jashtme mund të nisë fushata sensibilizimi, duke organizuar forume universitare për të edukuar të rinjtë mbi rëndësinë e ndërhyrjes humanitare. OJQ-të shqiptare të specializuara në ndihma për fëmijët dhe gratë mund të bashkëpunojnë me organizata palestineze, duke krijuar rrjete trajnimi online për profesionistët e shëndetit. Gjatë kohës së presidencës së radhës në Këshillin e Bashkimit Europian, Shqipëria duhet të kërkojë mbështetje për koridoret humanitare dhe sanksione ndaj zyrtarëve që pengojnë shpërndarjen e ndihmave.

Në epokën digjitale, çdo paketë ndihmash mund të ndiqet në kohë reale përmes një aplikacioni mobil. Dronët, dikur mjete ushtarake, mund të bëhen shpëtimtarë dhe të shpërndajnë barna në zonat më të izoluara, kur rrugët janë të bllokuara. Shqipëria, që nxit startup-et inovative, mund të eksportoje ekspertizën e saj për ndërtimin e këtyre platformave.

Rezolutat e OKB-së pa monitorim janë si fjalë pa zë. Duhet të formohet një trupë vëzhguese ndërkombëtare, e cila regjistron çdo pengesë administrative dhe refuzim hyrjeje. Këto raportime duhet të publikohen në media nga Tirana deri në Bruksel që opinioni publik të kërkojë llogari dhe të mos harrojë. Një nismë e tillë do t’i kujtojë Izraelit se çmimi politik i bllokadës nuk është vetëm në terren, por edhe në rrjetet sociale dhe selitë diplomatike.

Ekzistojnë zëra që justifikojnë bllokadën si “nevojë sigurie”. Por fëmijët që vdesin nga uria, gratë që lindin në rrënoja, nuk kërkojnë certifikatë sigurie vetëm mëshirë. Shqipëria ka përjetuar në lëkurë izolimin. Nëse nuk veprojmë, nuk do të jemi në gjendje të dëgjojmë më zërat nga Gaza.

OKB-ja ka mjetet ligjore e operative për të thyer bllokadën dhe për t’u siguruar që ndihmat të arrijnë pa vonesë. Por, pa presionin e shteteve si SHBA dhe BE, ku madje në të voglën e saj mund të ndihmojë me influence edhe Shqipëria, këto mjete mbeten në letra të panevojshme. Është koha që “solidariteti” dhe “humanizmi” të përkthehen në kamionë, avionë dhe drone që shpërndajnë ushqime dhe barna dhe dritë që mbërrin në shtëpitë e fëmijëve në Gaza. Çdo ditë vonesë humbet më shumë se një jetë. Humbet njerzillëku ynë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button