Thursday, May 2, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeEKONOMIFermeri nga Suk1 i Roskovecit/ Egli Malka: ”Prodhimin po e japim falas,...

Fermeri nga Suk1 i Roskovecit/ Egli Malka: ”Prodhimin po e japim falas, fuqi puntore s’ka, po falimentojmë”

Roskovec – Dikur kishte punësuar 4 persona dhe 3 bëhej nga familja 7 gjithësej, ndërsa sot  punon vetëm me të ëmën dhe gruan pasi mungesa e fuqisë puntore por edhe çmimi qesharak i shitjes së prodhimit në treg po i çon çdo ditë drejt familentimit fermerët e serave të zonës së Roskovecit.

Ky është fermeri Egli Malka i cili prej vitesh ka nisur biznesin e tij me sera ku nga 2 dynymë tashmë ka 8 dynymë dhe nga 10 milion lekë të vjetra investim kanë shkuar 40 milionë, por  të ardhmen e shikonë të vështirë

Ai pohonë se tashmë është më e vështirë pasi subvencione nga shteti nuk ka, çmimet në treg të imputeve bujqësore kanë shkuar dy e tre fish më shtrenjtë , nga njëra anë thotë Ai por dhe çmimi i marrjes nga pikat e grumbullimit është qesharak, pothuajëlse falas, 200 lekë të vjetra kilogrami dhe e shesin 5 fish më shtrenjtë jashtë. Kjo na ka vënë në dyshim për ecurinë e këtij biznesi.

Egli tregonë se dikur ka kultivuar domate por që kur  tre vjet m parë doli me humbje 20 milionë lejë të vjetra nuk kultivon më,as për salcë nuk i përpunoi, tashmë merret me vetëm me trangullin

Fermerët e shumtë të Sukut 1 në zonën e Roskovecit nuk janë të vetmit që nuk e kanë ndier dorën e ndihmën e shtetit por edhe ata të zonave të tjera si në Strum, Arapaj, Suk 2 të cilët cdo ditë që kalon po i abandonojnë serat dhe po i rikthehem emigracionit/ALB365/Syri

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME