Wednesday, December 4, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREHistori/ Fytyra jo femerore e Luftes ~ Svetlana Alexievich

Histori/ Fytyra jo femerore e Luftes ~ Svetlana Alexievich

Nje histori verabale e grave sovjetike pjesemarrese ne Luften e Dytë Boterore. I bazuar ne intervistat e treguara nga qindra gra te rekrutuara ne Ushtrine Sovjetike sapo mbaruan shkollen,te cilat mesuan te vdesin e te marrin jete, para se te mesonin te jetonin apo te dhuronin jete.

Ne Luften e Dyte Boterore, rreth nje milion femra sovjetike ndihmuan vendin e tyre ne lufte kundra nazizmit. Kur perfundoi lufta, shumica e atyre grave, te cilat kishin sherbyer si pilote, snajpere, detektore minash, infermiere, kuzhiniere apo rrobalarese, u kthyen ne heshtje ne shtepi dhe rifilluan jeten e perditshme.
Nderkohe ne keto kater vjet lufte, njezet milion prej bashkeqytetareve te tyre ishin vrare e zhdukur. Shume nga keto gra u perpoqen ta harronin ate qe kishin pare e perjetuar, por pjesa me e madhe e tyre edhe 40 vjet me vone nuk e kishte harruar aspak.

Ne fillim te viteve 1980, Svetlana Alexievich – fituesja e Çmimit Nobel per Letersi dhe nje praktikuese e shkelqyer e artit historik verbal – i kushtoi vemendje qindra veteraneve te Bashkimit Sovjetik duke i degjuar dhe intervistuar.

Ne vitin 1941, shumica e grave sovjetike besonin me zjarr ne perpjekjet kombetare ( ne ate kohe krimet e pafalshme te Stalinit dhe tradhetite ndaj qytetareve te tij ishin ende te panjohura per shumicen e publikut), por shume prej grave qe Alexievich kishte intervistuar e pranuan, se nuk e kishin idene se çfare do ti priste me vone: “Se pari ke frike nga vdekja”, tha nje grua.
Por ne fund, vetem nje frike mbetet e shemtuar pas vdekjes, frika e gruas.

Nje nga te intervistuarat, Tamara Stepanovna Umnyagina tregon se si shpetoi jeten e nje ushtari gjerman ne rrethimin e nates se Stalingradit, pastaj ajo vazhdon: “Nuk mund te kete nje zemer per urrejtje dhe nje tjeter per dashuri. Ne kemi vetem nje, prandaj gjithmone mendoj se si ta shpetoj zemren time”.

Nje tjeter i thote Alexievichit, “Ne shkuam te vdesim per jeten, pa e ditur se çfare ishte jeta”.

Vet Alexievich, kishte menduar se “nuk ka vend per lufte ne jeten e nje gruaje. Eshte e pamundur”. Por une paskam qene gabim, shprehet ajo…Shume shpejt, pothuajse qe ne takimin e pare me to, vura re se :” çfaredo qe grate bisedonin, edhe nese ishte dicka rreth vdekjes, gjithmone ato kujtoheshin te flisnin edhe per bukurine. Kjo ishte pjesa e pashkatërrueshme e ekzistences se tyre … Vullentarisht dhe gezueshem, ne menyre naive femerore me treguan “sekrete” te vogla, pothuajse te padukshme, se si ne perditeshmerine e tyre “mashkullore” te luftes, ato ende deshironin te qendronin vetvetja, mos ta tradhetonin natyren e tyre.
Veteranet flasin shume per paraqitjen dhe imazhin e tyre si gra (ose vajza). Nje fraze qe ato kurre nuk munden ta harrojne eshte: “Isha shume e re kur u largova per ne front, por u rrita gjate luftes”.

Ne jeten e ketyre grave ka pjese qe mund te konkurojne me pjeset me te mira te klasikëve. Personi e sheh veten aq qarte nga lart – nga qielli, dhe aq poshte – nga toka … Kujtimi nuk eshte nje pasqyrim pasionant apo i pandjeshem i nje realiteti qe nuk eshte me, por nje “rilindje” e se kaluares ne nje kohe tjeter.

“Une nuk shkruaj historine e nje lufte, por historine e ndjenjave. Une jam nje historiane shpirti” thote Alexievich.

( permbledhur dhe perkthyer nga disa gazeta prestigjioze amerikane ~ DP )

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME