Thursday, June 20, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeBOTAI kërkuar për tentativë vrasjeje të oficerëve të policisë, arrestohet shqiptari

I kërkuar për tentativë vrasjeje të oficerëve të policisë, arrestohet shqiptari

Andon Sinaj, 51-vjeçari shqiptar, është arrestuar nga autoritet greke, pasi dyshohet se është përfshirë në një tentativë vrasjeje ndaj punonjësve të policisë së ekipit të DI.AS.

Ngjarja për të cilët akuzohet shqiptari ka ndodhur në 8 shkurt 2024 , jashtë një kompanie në Koropi, të cilën 51-vjeçari ka tentuar ta grabisë.

Ndaj 51-vjeçarit ishtë lëshuar një urdhër arresti me akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë ndaj oficerëve të policisë. Gjithashtu, ai akuzohet edhe për shkelje të ligjeve për substancat e varësisë, për armët dhe për të huajt, si dhe për shkelje të të dhënave personale.

Në mënyrë të veçantë, në orët e pasdites të datës 8 shkurt, punonjësit e policisë së ekipit të DI.AS. kanë shkuar në një kompani në Koropi, pas sinjalizimit të Qendrës së Veprimit të Menjëhershëm, për një vjedhje.

Me të mbërritur në vendngjarje dhe gjatë kontrollit rrethues të kompanisë, policia ka gjetur një person që lëvizte në këmbë, me tipare të fytyrës të mbuluara.

Policia i ka kërkuar të ndalej, por ai ka qëlluar vazhdimisht në drejtim të tyre, por pa i lënduar.

Efektivët e policisë duke qenë në rrezik të menjëhershëm për jetën, kanë qëlluar me armë zjarri ndaj tij, por pa mundur ta plagosin.

Bëhet e ditur se i pandehuri ka qenë i dënuar më parë dhe ka vuajtur dënimin në Qendrën e Paraburgimit për trafik droge, ndërsa i mungonin dokumentet ligjore për qëndrimin në Greqi.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME